Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehu gatishmërinë që ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të ndihmojnë Shqipërinë, e cila u përmbyt nga vërshimet.
Kreu i shtetit thotë se për këtë ka biseduar edhe me homolgun e tij shqiptar, Ilir Metën.
“Sapo bisedova me presidentin Ilir Meta për gjendjen e vështirësuar nga përmbytjet në Shqipëri.
Në emër të institucioneve të Kosovës, shpreha gatishmërinë që ta dërgojmë Forcën e Sigurisë për t’i ndihmuar ekipet e tyre në menaxhimin e krizave dhe emergjencave civile”, është shprehur ai.
Presidenti thotë se janë të shqetësuar për “vëllezërit e motrat tona atje dhe urojmë që situata të mos përkeqësohet më shumë”.