Sakte.net / e Enjte 22 Shtator 2016 / 09:15
Një person është që qëlluar për vdekje në natën e dytë të protestave të dhunshëm pasi u shënua një tjetër episod kur policia qëllon për vdekje një person me ngjyrë.
Mësohet se personi që ndërroi jetë gjatë mbrëmjes të së mërkurës, me orën lokale në Charlote të SHBA-së, është qëlluar pas një incidenti mes civilësh, raporton BBC.
Policia është përballur me qindra persona të cilët kanë dalë në rrugë për të protestuar pas vrasjes së 43-vjeçarit Keith Lamont Scott të martën. Raportohet se ndaj protestuesve është hedhur edhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.
Sipas raportimit zyrtar të policisë, viktima i së martës ishte i armatosur me një armëzjarri dhe i është kërkuar disa herë që ta hidhte para se të qëllohej për vdekje
Por sipas familjarëve të Keith Lamont Scott e hedh poshtë këtë version duke aluduar se ai ishte duke lexuar një libër dhe nuk ishte i armatosur.
Vdekja e tij solli protesta të dhunshme të martë në mbrëmje duke lënë edhe 16 oficerë policie të plagosur.
Rastet e vrasjeve të afro-amerikanëve nga policia në SHBA është kthyer në një subjekt protestash kombëtare përreth SHBA-ve në dy vitet e fundit.
Të premten një tjetër afro-amerikan u qëllua për vdekje. Të dielën efektivët e policisë deklaruan se ai kishte qenë i paarmatosur.
/ Top Channel