Haki Rugova e Gani Dreshaj e nisin fushatën, nderojnë ish-Presidentin

Ende pa u caktuar data se kur do të ndodh rivotimi në Komunën e Istogut, dy kandidatët, Haki Rugova dhe Gani Dreshaj, e kanë nisur fushatën.

Ata kanë gjedhur varrin e ish- presidentit historik Ibrahim Rugova, në emër të së cilit të fitojnë edhe ndonjë votë.

Istogu për një kohë të gjatë ka qenë njëri nga bastionet e palëkundshme të LDK-së, derisa ish- presidenti Rugova kishte një mbështetje të pakursyer në këtë Komunë.

Duke qenë kështu, Haki Rugova i LDK-së sikurse edhe Gani Dreshaj i AAK-së, kanë vendosur që në takime të ndara ta nderojnë figurën e ish- presidentit tashmë të njdreë.

Në praninë e kreut të LDK-së Isa Mustafa, Haki Rugova së bashku me anëtarë të tjerë të kësaj partie e kanë nisur ditën sot, duke vizituar shtatoren Ibrahim Rugova në sheshin e Prishtinës.

Derisa, Gani Dreshaj, zgjodhi që të nderojë figurën dhe veprën e Ibrahim Rugovës duke vizituar familjen e ish presidentit.

Komuna e Istogut është detyruar që t’i nënshtrohet edhe njëherë rivotimit pas ankesës së LDK-së se në këtë vend ka pasur manipulime dhe keqpërdorime të votës.

Por LDK nuk ka kërkuar rivotim. Ata kanë kërkuar vetëm rinumërim në votat me postë, derisa për ta votimi i brendshëm ishte legjitim.

KQZ pritet që nesër të vendos për datën kur kjo komunë shkonë në rivotim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme