Personat me nevoja të veçanta vazhdojnë të përballen me probleme të shumta

Arben Krasniqi nga Malisheva qysh prej vegjëlisë, i duhej të shfrytëzonte karrocën, pasi nuk kishte mundësi të ecte.

Ai thotë se vështirësitë më të mëdha për të dhe shokët e tij që nuk mund të ecin kanë të bëjnë me qasjen në objekte si dhe në transport publik, në të cilat vazhdimisht u duhet të kërkojnë ndihmën e të tjerëve, raporton KTV.

Në kujdesin ndaj këtyre personave në vështirësi hasin edhe familjarët e tyre, të cilët në mungesë të përkrahjes institucionale, u duhet të krijojnë të gjitha kushtet me mundësitë e tyre financiare.

Përveç këtyre problemeve, mungon edhe ligji për përkrahjen e fëmijëve me nevoja të veçanta edhe mbi moshën 18 vjeçare.

Gjithashtu, për këtë pjesë të shoqërisë, mungojnë qendra të diagnostikimit të fëmijëve me autizëm dhe komisione për studim të aftësive te këta fëmijë.

Kështu u tha në Ditën ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, mbajti një takim, gjatë të cilit tha se për të përmirësuar këto elemente, duhet respektuar ligji, me theks të veçantë ai për punësim.

Haradinaj premtoi se gjatë mbledhjes së ardhshme të qeverisë do të diskutojë Ligjin për personin shoqërues dhe planin nacional.

© KOHA. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme