Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në hapje të Javës Kundër Korrupsionit, në një adresim para medieve ka porositur qytetarët e Kosovës se “kjo është lufta juaj”, duke aluduar në luftimin e korrupsionit nga e gjithë shoqëria.
Në këtë takim ku morën pjesë të gjithë ambasadorët e Qunit-it, Delawie ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë sakrifikuar shumë për shtetin e Kosovës, andaj u takon që të përpiqen shumë edhe në luftimin e korrupsionit.
Ai ka thënë, po ashtu, se deri në fund të këtij viti ligji për përgjegjësitë disiplinore për gjyqtarë dhe prokurorë duhet të shkojë në Kuvend, njofton Klan Kosova.
Delawie ai ka shtuar edhe se prokurimi elektronik duhet të përmbyllet deri në janar.
Në këtë ngjarje, fjalë rasti kanë mbajtur edhe të gjithë ambasadorët e tjerë të QUNT-it, të cilët kanë kërkuar angazhim edhe nga mediet në raportimin e korrupsionit.
Ndërkohë përfaqësuesja e BE-së, Nataliya Apostolova, ka shtuar se të gjithë zyrtarët publikë, të cilët kanë aktakuza duhet të suspendohen dhe ata që janë të dënuar duhet të largohen nga puna.
Ajo tutje ka shtuar se ata që kanë përfituar nga vepra të tilla duhet të mos i gëzojnë frytet e tyre.