Del bilanci i parë i përmbytjeve, Rama flet për ndërhyrjet që do bëhen

Gjatë mbledhjes së Komitetit të menaxhimit të emergjencave janë treguar pasojat që ka pësuar vendi, për shkak të përmbytjeve. Këshilltari i Ramës për sigurinë, Sandër Lleshi, theksoi se 1552 persona janë shpëtuar, ndërsa mes shumë banesave, janë edhe 41 biznese që janë përmbytur. Ai tha gjithashtu, se janë dëmtuar 65 ura, ndërsa në 27 shkolla ende nuk ka filluar mësimi.

“Vijojmë të mbetemi në emergjencë, por po dalim nga kjo gjendje. Përsa i përket urave të shumta që janë dëmtuar, kjo tregon se furia ka qenë e madhe”, tha ai.

Ndërsa, kryeministri Rama u shpreh se ka mbaruar emergjenca e motit dhe ka nisur faza e dytë, që lidhet me reagimin, ndërsa shtoi se askush nuk do të lihet pa kompensuar.

“Duhet të bëjmë disa ndërhyrje të tjera, që janë nënvizuar edhe në ditët e fundit nga ministri i Mjedisit për të marrë masa për afatgjata për mbrojtjen e shtretërve të lumenjve nga aktivitetet dëmtuese dhe mbjelljen e pemëve ku dëmtimi serioz i pyjeve ka sjellë erozion. Përparësi është edhe hapja e shkollave dhe marrja e nismës ligjore për sigurimin e banesave dhe bizneseve nga përmbytjet. Jemi i vetmi vend që nuk ka një ligj të tillë dhe njerëzit e prekur mbesin në mëshirën e fatit dhe në pritje vetëm nga buxheti që nuk mund të përballojë gjithçka edhe pse edhe këtë herë do i përballojmë. Nuk do të lëmë askënd pa kompensuar”, tha Rama. /Dritare.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme