“SHBA-ja përkrah dialogun që po e udhëheq BE-ja”

“Ambasada amerikane në Beograd për pjesëmarrje të SHBA-së në dialogun e Brukselit ka marrë vesh nga mediet serbe”, i është thënë sot gazetës “danas” në ambasadën amerikane në Beograd.

Në pyetjen nëse Ambasada di më shumë nga ajo që po paraqitet në medie për përfshirjen e SHBA-së në dialogun e Brukselit, përkatësisht nëse në këto raporte ka të vërteta edhe kur bëhet fjalë për aktin e përfshirjes si dhe për personalitet emrat e të cilëve po përmenden si të mundshëm për këtë proces, në ambasadën amerikane është përgjigjur se edhe aty po lexohet e njëjta gjë, transmeton Koha.net.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta përkrahin procesin e dialogut që udhëhiqet nga BE-ja. Shpresa dhe pritshmëria jonë është që përmes këtij procesi Serbia dhe Kosova të vazhdojnë normalizimin e marrëdhënieve, se normalizimi do at përmirësojë jetën e të gjithë qytetarëve në Kosovë dhe se kjo do të ndikojë në forcimin e stabilitetit rajonal”, citohet të jetë thënë sot nga Ambasada amerikane në Beograd.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme