Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës Behgjet Pacolli ka deklaruar se Serbia nuk është e detyruar të thotë se e njeh Kosovën, por vetëm të “veprojë ashtu”.
Ai për DW në gjuhën serbe ka pohuar se “është reale se Serbia mund të ndikojë në rajon dhe Kosova ka një kufi të gjatë me Serbinë e se Prishtina dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Serbinë”.
Pacolli ka theksuar se “beson shumë në mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve duk shtuar se pala kosovare tash e disa muaj nuk reagon ndaj provokimeve serbe dhe se politikanëve serbë u është lejuar ardhja pa pengesë në Kosovë, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se për herë të fundit në Beograd ka qenë në vitin 1998 kur ishte takuar me Sllobodan Millosheviqin.
Në pyetjen se a do të ndodhë vizita tjetër, Pacolli ka thënë se shkurtimisht është takuar me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiqin dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Ivica Daçiq.
“Nuk kam asgjë kundër tyre, kemi pasur takime të shkurtra, ato kanë qenë plot mirësjellje. Shpresoj se takime të tilla do të ketë gjithnjë e më shumë. Se a do at vizitoj Beogradin, kjo varet nga vullneti i kosovarëve dhe Beogradi , ka thën Pacolli.
I pyetur për ndarjen e mundshme të Kosovës, Pacolli është thirru në planin Ahtisaari ku thuhet se Kosova nuk mund të ndahet.
“Koha kur janë ndryshuar kufijtë tashmë ka përfunduar”, ka thënë ai.
Lidhur me atë pse se pesë vende të BE-së ende s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Pacolli ka theksuar se “Kosova nuk është fajtore për ato që po ndodhin në Spanjë dhe as për problemet që kanë shtetet tjera që s’e kanë njohur Kosovën”.
Për marrëdhëniet me Rusinë, Pacolli ka thënë se Kosova është vendi i vogël që duhet të ketë miq kudo. “Ne nuk zgjedhim blloqe, lindore ose perëndimore. Ne na duhet horizont i hapur. Jemi vend modern dhe duam të jetojmë në botën moderne ku lëvizin njerëzit, kapitali dhe mallrat. Këtë e duam për Kosovën kudo, e në këtë pikëpamje edh me Rusinë. Ne nuk kem i asgjë kundër Rusisë, ajo është shtet që e respektojmë dhe ne do të kujdesemi që të kemi marrëdhënie të mira”, ka theksuar si ai .
Në vërejtjen se Rusia kundërshton fuqishëm pavarësinë e Kosovës, ai është përgjigjur se “ajo është politikë”.
“Puna jonë është ta bindim Rusinë se nuk ka të drejtë, se ne kemi të drejtë të jetojmë këtu, kemi miq dhe jemi shtet i pavarur”, ka thënë Pacolli.