Ende pa u qetësuar mirë situata e përmbytjeve në jug të vendit kryesisht, kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha janë larguar nga Shqipëria në drejtim të Brukselit.
Rama pritet që sot të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bruksel, si i ftuar nga shefja e politikës së jashtme në BE, Mogherini.
Shefi i qeverisë do të jetë prezent në këtë takim bashkë me kryeministrat e vendeve të Ballkanit.
Ndërkohë, kryedemorati Lulzim Basha do të jetë në Bruksel për takimet me PPE.
Ndonëse të dy liderët sot udhëtojnë drejt të njëjtit destinacion, nuk dihet ende nëse Basha e Rama do udhëtojnë në të njëjtin avion.