Nesër mblidhet Kuvendi

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës këtë të martë nga ora 10:00.

Në këtë seancë do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.

Pikat e tjera të rendit të ditës për seancën e nesërme, janë:

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për financim shtesë për Projektin për bujqësi dhe zhvillim rural ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme