Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenjes Sociale në Komunën e Obiliqit, Ibush Mjekiqi, është takuar drejtoreshën e organizatës joqeveritare me seli në Prizren, Head of ASB Kosovo, Dafina Hoxhën.
Në këtë takim u diskutua programi për rindërtim i kësaj organizate gjithashtu edhe ai për mbështetje në mekanizmin bujqësor.
Për vitin tjetër parashihet ndërtimi i dhjetë shtëpive për të gjitha komunitetet të cilat do të financohen nga ministria e Jashtme e Gjermanisë me participim edhe të Komunës së Obiliqit.