Publicisti Veton Surroi, ka reaguar ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili sot i ka dhënë dritën jeshile raportit të Komisionit për Shënimin e kufirit me Malin e Zi, si dhe marrëveshjen e nënshkruar të vitit 2015, për shqyrtim të mëtutjeshëm në Kuvend.
Surroi, me ironi është shprehur ndaj kryeministrit Haradinaj, duke vlerësuar se do ta ketë të vështirë të mbaj qëndrim tjetër karshi marrëveshjes për Demarkacion.
“Kur mendon se kufirin e ke të Molla, vështirë e ke me n’ejt n’ër dardha”, ka thënë Surroi, në një postim në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.Ndryshe çështja e Demarkacionit ka mbi 2 vite që është nënshkruar dhe ende nuk është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.
Me të ardhur në krye të Qeverisë, Ramush Haradinaj kishte shkarkuar komisionin me në krye Murat Mehën dhe kishte emëruar në krye të saj Shpejtim Bulliqin.Zyrtarët e BE-së shumë herë kanë deklaruar se ratifikimi i kësaj Marrëveshjeje është kushti kryesor që Kosova të merr liberalizmin e vizave.