Në fshatin Rakosh të Istogut, dje, i dyshuari mashkull K-shqiptar pas një mosmarrëveshje të më hershëm që kishte me dy meshkuj K-shqiptar, i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave të cilët ishin në veturë, thotë njoftim nga Policia, transmeton Koha.net.
Të lënduar nuk ka pasur, ndërsa nga plumbat vetura është dëmtuar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 9 (nëntë) gëzhoja. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
© KOHA.