Osmani ia rikujton Haradinajt: E votove marrëveshjen që dikur e kundërshtove

Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani përmes një postimi në facebook ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj sot ka votuar marrëveshjen me Malin e Zi, për të cilën dikur akuzonte për tradhti.

Osmani ka publikuar dy fotografi, nëpërmjet të cilave, sipas saj, shihen reagimet e ndryshme të Haradinajt për marrëveshjen e gushtit të vitit 2015.
Në atë kohë Haradinaj ishte në opozitë. Haradinaj thotë se demarkacioni me Malin e Zi i humb territor Kosovës.

Ky është shkrimi i plotë i Osmanit:

Dy fotografi – E njëjta marrëveshje

A është e mundur që e gjithë ajo vëmendje sot ishte te reagimi “kuku, kuku” i Kryeministrit, e jo te fjalët që i tha përderisa ngriste dorën për të votuar PËR: “Miratohet/Aprovohet Marrëveshja për Shënjimin e Kufirit në mes të Kosovës e Malit të Zi”.

Po, po: ështe po e njëjta marrëveshje e vitit 2015. Asnjë pikë, asnjë presje s’ka ndryshuar. Po e njëjta marrëveshje nëpërmjet së cilës dhuna dhe akuzat për tradhti ishin bërë përditshmëri. Po të njëjtën, sot e votoi Kryeministri dhe kabineti i tij qeveritar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme