Mjekët e Emergjencës japin dorëheqje, i shkruajnë këtë letër kryeministrit

Me anë të një letre plot ankesa dhe pamundësi kushtesh pune, drejtuar presidentit, kryeministrit dhe ministres së Shëndetësisë, mjekët e Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë deklarojnë se tërhiqen nga pozicioni i punës.

Letra është firmosur nga të gjithë mjekët e Urgjencës në QSUT të cilët shprehen se nuk kanë kushte pune dhe staf mjekësor, ndërsa ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar.

“Tërhiqemi nga pozicioni i punës. Nuk ka kushte pune për stafin mjekësor dhe ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar Ka mungesë vendesh në pavianët e tjera dhe Shërbimet e tjera nuk zbatojnë urdhrat. Po paralajmërojmë sipas kodit të punës 30 ditë përpara”- thuhet ndër të tjera në letër mjekët e Urgjencës së QSUT, raporton BË.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme