Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe demarkacioni me Kroacinë, kushte për hyrjen e Serbisë në BE

Përcaktimi i kufijve të Kroacisë me Serbinë dhe me Malin e Zi duhet të zgjidhet deri në vitin 2023 për Malin e Zi dhe Serbinë në mënyrë që këto dyja t’i përfundojnë negociatat për anëtarësim në BE dhe pastaj të bëhen anëtare të plota deri në fund të vitit 2025.

Megjithëse Kroacia nuk është përmendur ajo është në draft-Strategjinë e re të Komisionit Evropian me titullin ‘Një perspektivë e besueshme e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor’, i cili thotë se BE-ja nuk dëshiron të importojë konflikte kufitare mes vendeve të rajonit.

Ky projekt të cilin e ka siguruar gazeta kroate ‘Juarnji list’ duhet të miratohet vitin e ardhshëm ashtu siç njoftoi edhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, transmeton lajmi.net.

Nga strategjia shihet se ka afate indikative dhe të qarta për Malin e Zi dhe Serbinë.

“Ka ende mosmarrëveshje të rëndësishme bilaterale midis vendeve të rajonit që mbeten për t’u zgjidhur. BE nuk do të vendosë me mosmarrëveshje të tilla. Zgjidhja e përhershme duhet të gjendet para se vendi të hyjë në BE”, thotë dokumenti.

Është pohuar se të gjitha vendet duhet të angazhohen pa mëdyshje në fjalë dhe vepra, t’i kapërcejnë trashëgiminë e së kaluarës, të arrijnë pajtim dhe të zgjidhin çështjet e pazgjidhura para pranimit të tyre në BE.

Mosmarrëveshje dypalëshe

Në mënyrë të veçantë, Diagrami i cili parashikon anëtarësimin e Malit të Zi dhe Serbisë në BE deri në vitin 2025 , thotë se para përfundimit të negociatave duhet zgjidhur gjitha problemet kufitare sepse ‘BE nuk mund të importojë probleme të tilla’.

“Në rastet kur kontestet kufitare nuk janë zgjidhur, palët detyrohen t’i drejtohen arbitrazhit ose Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë para përfundimit të negociatave për anëtarësim dhe të respektojnë plotësisht gjykimin”, thuhet tutje në dokument.

Shtohet se nuk duhet të ketë grindje rreth asaj se kujt i ‘takon’ Ballkani Perëndimor dhe cilin drejtim po lëviz pasi anëtarësimi në BE është çështje e zgjedhjes së konsensusit të kërkuar politik. Ky është një mesazh i qartë për Serbinë ku shpesh ngritët çështja e zgjedhjeve midis Serbisë dhe Rusisë.

Marrëdheniet Serbi-Kosovë

E rëndësishme për Serbinë është zgjidhja e marrëdhënieve me Kosovën përmes një dokumenti ligjërisht detyrues, i cili për momentin thuhet se është vendimtar për stabilitetin e të gjithë rajonit dhe perspektivën evropiane. Sipas grafikut, deri në fund të vitit 2019, Serbia dhe Mali i Zi duhet të përqendrohen në përmbushjen e kritereve kalimtare në fushën e sundimit të ligjit.

Serbia ka deri në 50 kapituj dhe sapo të konfirmohet përmbushja e tyre, BE do të përcaktojë konfiskimet për mbylljen e këtyre kapitujve. Përveç kësaj, deri në fund të vitit Serbia duhet të përmbush dhe kapërcejë kapitullin e 35-të në të cilin thuhet ‘çështje të tjera’, është kusht për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën, shkruan lajmi.net.

Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një normalizim të plotë të marrëdhënieve që të hapin rrugë për progres të mëtejshëm substancial në Kosovë në rrugën drejt integrimit evropian sipas draftit, duke theksuar se duhet të rifreskohet afati kohor për dialogun.

Deri në vitin 2019, Bosnja dhe Hercegovina do të duhet të marrë statusin e kandidatit, normalisht nëse e përfundon procesin e dërgimit të një përgjigje nga pyetësori dhe Komisioni të përfundojë punën e tij.

Shqipëria nëse i plotëson kushtet. Dhe Maqedonia nëse e mbyll çështjen e emrit me Greqinë në 2019 do të ketë negociata për anëtarësim.

Megjithatë nga dokumenti është e qartë se afatet indikative për përfundimin e procesit të anëtarësimit në BE janë shprehur qartë vetëm për Malin e Zi dhe për Serbinë, pasi që këto po e udhëheqin këtë proces por i njëjti projekt thekson se kjo perspektivë është e hapur për gjithë ‘partnerët’ nga rajoni. Me dashje, në dokument nuk thuhet ‘gjashtë shtete’ por ‘gjashtë partnerë’ (Kosovën), të cilën nuk e kanë njohur pesë shtete anëtare të BE-së. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme