Qeveria Haradinaj po thyen një rekord në historinë e të gjitha qeverive të Kosovës.
Është fjala për numrin e zv.ministrave, që ka kaluar gjashtëdhjetëshin dhe pritet të përmbyllet me shtatëdhjetë, shkruan gazetametro.net.
Kjo ka bërë që ekzekutivi Haradinaj, të shihet si qeverisje e cila përmbush apetitet e partnerëve të koalicionit që kanë më shumë zv.ministra se sa deputetë.
Gjatë diskutimit të projektligjit të buxhetit në Kuvendin e Kosovës, deputeti i LDK’së, ka drejtuar kritika te Qeveria duke thënë është një ekzekutiv tipik ballkanik, pa koncept zhvillimi, por për rehatim të militantëve partiak.
Ai ka thënë se numri i zv.ministrave, që është më i madh se sa numri i të gjithë deputetëve që ka koalicioni qeverisës, është për libër të Guinesit.