Lidhur me shkurtimet buxhetore të qeverisë së Kosovës ka reaguar ish kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, sipas të cilës Gjakova ka humbur 19 milionë euro nga shkurtimet buxhetore.
Postimi i plotë i saj
Haradinaj “falenderon” Gjakovën për besimin e dhënë, shkurton Buxhetin e projekteve të Komunës së Gjakovës për 19 milion Euro
Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2018, vjen ne Kuvend për lexim të parë me – 19,272,567 Euro, mjete këto të hequra nga projektet aktuale dhe të planifikuara me kornizën afatmesme të shpenzimeve.
Qeveria Haradinaj, ka reduktuar:
1. Projektin e Unazës së qytetit nga 25 milion në 7 milion (2018 – 2020) (hiqen 18 milion euro)
2. Shtëpinë e Kulturës në Rogovë të Hasit nga 1.2 milion në 500,000 (hiqen 700,000 Euro)
3. Fushat e tenisit Shkugëz nga 488,978 në 100,000 euro (hiqen 388,978 euro)
4. Shkolla fillore në Korenicë nga 313,589 euro në 230,000 euro (hiqen 83,589 euro)
5. QKMF nga 813,000 euro zbritet në 713,000 euro (hiqen 100,000 euro)
Gjakova me qeverinë Haradinaj ka sot të projektuar – 19,272,567 euro (afër 20 milion euro).
Shtesë kësaj, Aeroporti i Gjakovës, Hekurudha, as nuk janë pjesë e buxhetit 2018 dhe as projeksioneve për vitin 2019 dhe 2020.
Shtrati i lumit Krena nuk ka asnjë ndryshim, vetëm sa kanë qenë të projektuara në mandatin e kaluar, 220,000 Euro ne 2018 dhe 250,000 Euro ne 2019. Askund nuk janë milionat e fushatës për Krenën.
Ndryshimi veqse ka filluar!