Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka thënë se kauzat për demarkacionin janë ngritur në mënyrë artificiale.
Sipas tij, kjo çështje duhet të tejkalohet dhe qytetarëve duhet t’iu liberalizohen vizat.
“Në rend të parë duhet parë se çka përfitojnë qytetarët”, ka thënë Stavileci në televizionin Rrokum.
“Ata normalisht se e duan liberalizimin e vizave”, është shprehur Stavileci.