Pushimin dimëror nxënësit e shkollave fillore e të mesme në Kosovë, nuk do ta kenë sikur më parë.
Këtë vit, ata do të kryejnë gjysmë vjetorin tek më 29 dhjetor, derisa pushimi ju llogaritet nga data 1 janar.
Kështu vendosi ministria e arsimit pas një analize të thellë me drejtorët e shkollave dhe akterët tjerë të fushës.