Përfundon seanca e gjykimit për vrasjen e Aulon Zekës

Seanca ndaj dy të miturve të dyshuar për vrasjen e Aulon Zekës ka përfunduar para pak çastesh.

Para pak minutave në Gjykatën Themelore të Prishtinës në Departamentin për të Mitur ka përfunduar seanca fillestar ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Aulon Zekës, të dy të mitur.

Avokati i palës së dëmtuar, Skender Musa tha se prokuroria ka prova të mjaftueshme dhe të fuqishme që flasin se vrasja është kryer me dashje, paramendim  dhe se të dyshuarit kanë provuar t’i fshehin provat pas kryerjes së veprës.

Musa nuk ka dashur të tregojë se si janë deklaruar të dyshuarit lidhur me pretendimet e prokurorisë, ndërsa KALLXO.com nuk ka mundur të kontaktojë me avokatin Arianit Koci që mbron njërin nga të dyshuarit.

I ndjeri Zeka u vra në shtator të këtij viti në kryeqytet, ndërsa pas vrasjes si të dyshuar u arrestuan dy persona të cilëve më pas iu caktua paraburgimi.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 25 dhjetor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme