Aliu: Nuk do të jemi pjesë e qeverisë së ardhshme për arsye parimore

Deputeti i PDSH-së, Imer Aliu pas bisedimeve të djeshme për dalje nga kriza politike deklaroi se organizimi i zgjedhjeve korrekte, demokratike dhe kredibile ka qenë kërkesa e tyre kryesore dhe arsye për pjesëmarrje në bisedimet dhe pëlqimin që e ka dhënë PDSH-ja për marrëveshjen.

Aliu tha se nuk kanë pranuar të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme për arsye parimore dhe theksoi se përgjegjësia për zbatimin e marrëveshjes së arritur është e tre partive, të cilat do të jenë pjesë e kësaj qeverie. Jemi skeptik, tha Aliu, se tre partitë e tjera do ta zbatojnë këtë marrëveshje.

“Garancitë e fuqishme nga faktori ndërkombëtar janë shkak i mjaftueshëm për ne që të besojmë se njëherë e përgjithmonë te pjesa shqiptare veçanërisht manipulimet në zgjedhje, mbushja e kutive dhe falsifikimi i zgjedhjeve do të përfundojë. Ne me pjesëmarrjen në këto zgjedhje parandaluam fshirjen masovike të shqiptarëve nga listat zgjedhore”, deklaroi Aliu

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme