Mushkolaj thotë se politikanët po përdorin interesat e tyre edhe në çështjen e demarkacionit

Politikanët kosovarë po e përdorin për interesa të tyre edhe çështjen e demarkacionit. Ndonëse si proces i ndjeshëm, interesat personale të deputetëve të Kuvendit të Kosovës përsëri marrin primatin, sipas opinionistit Imer Mushkolaj.

Mushkolaj në Rubikon të KTV-së përmendi fjalimin e kryeministrit Haradinaj në parlament i cili u shpreh i gatshëm për procedimin e kësaj çështje, përderisa shefi i grupit parlamentar të partisë së tij tregoi se nuk do ta votojnë marrëveshjen ekzistuese.

“Qasja shtetërore institucionaliste po mungon dhe secili në këtë rast, pala politike po e shfrytëzon këtë situatë për interesa të veta… Jemi në një situatë ku nuk mendoj që mjafton dërgimi i sinjaleve diskrete, mendoj që i përket Haradinajt pasi është personi kyç i cili duhet t’i procedojë, është përgjegjësia e tij edhe politike por edhe si njeri i cili vazhdon ta mbrojë këtë çështje. Dhe, sa i përket komisionit Bulliqi, nuk i ka sqaruar veç sa i ka betonuar ato çështje”, ka thënë Mushkolaj.

Edhe pse kufijtë ngjallin emocione, për ekspertin e sigurisë, Florian Qehaja duhet të kalohet ky nivel dhe të mendohet me pragmatizëm. “Ka emocione në këtë rast mirëpo politika është pragmatizëm”.

Qehaja theksoi se është për votim të marrëveshjes ekzistuese.

“Jemi në pozicion që a të shkojmë me votim të demarkacionit, e që unë mendoj se duhet ta votojmë, sepse unë sipas kritereve nuk mund të jem i sigurt se Kosova ka humbur tokë. Hajde ne po vazhdojmë kësi soji, thjesht po e dështojmë këtë marrëveshje, po e cungojmë tutje zhvillimin e Kosovës dhe po shkojmë e po fotografohemi në ato bjeshka”, ka thënë Qehaja.

© KOHA. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme