Haradinaj: Pa Amerikën nuk mund të ulemi me askënd në tavolinë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se pa prezencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kosova nuk duhet të ulet në tavolinë me askënd.

Ai tha se nuk do të pranojë që të ulet të dialogojë me dy palë që asnjëra nuk e njeh Kosovën shtet.

Haradinaj tha se nuk mund t’i përgjigjet ftesave të Bashkimit Evropian që të bisedojë me Serbinë kur as vet Evropa nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Haradinaj këtë deklaratë e dha kur u pyet nga deputeti Rexhep Selimi për procesin e transformimit të FSK-së në FAK.

Haradinaj tha se nuk kanë hequr dorë nga formimi i ushtrisë por që pranoi se është një proces i vështirë që duhen edhe votat e serbëve.

Sa i përket liberalizimit të vizave dhe akuzave se institucionet e Kosovës kanë prishur marrëdhëniet me shtetet evropiane dhe Amerikën Haradinaj tha se dikush duhet të shkojë në shkollë edhe njëherë.

“Unë po i them Amerikës ‘ke qenë këtu kur ka u kanë kiameti, mos me pas qenë ti Evropa nuk kish mund me i ndal problemet e Ballkanit’. Vetëm intervenimi i Amerikës e ka mbyllur problemin në Bosnje. Sa i përket konflikteve, çështjeve të pazgjidhura në ish-Jugosllavi, pa Amerikën nuk mbyllen. Kosova nuk është mirë të ulet në tavolinë ku nuk është Amerika. Sepse i ke dy palë, njëri po të mohon si shtet – kojshia, e tjetri të thotë ‘jo s’guxoj me të njohtë si shtet’. Është mirë me qenë Amerika aty se kështu kemi ardhur deri këtu”, është shprehur Haradinaj, raporton KP.

Ai më tutje ka shtuar se, “nëse i dikujt i vjen keq prej BE-së le ta kryen punën vet s’kemi nevojë për askënd, me pas kryer ne nuk ishim mërzitë. Më thanë se ke demaskimin me një shtet fqinj, por na se kemi as me Serbinë. Po mirë, pse po më jep viza atëherë. Ne kemi thanë çdoherë që edhe në luftë dialogohet ama edhe Kosova duhet me e marrë të veten, ne nuk jemi veç me i ndihmuar procesit, shpesh na kanë thënë mos u bëni të këqij si ata, por shihni ku kanë shkuar ata. Iu thanë ‘në vitin 2023 jeni në BE’, e ju rrini. E valla më s’po rrimë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme