Haradinaj ka dal në foltore të Kuvendit pas një adresimi që e kishte deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ku akuzonte Haradinajn për punësime në administratë.
Haradinaj ka thënë se në Komunën e Prishtinës Vetëvendosje ka punësuar 400 njerëz kontrata mbi vepër dhe që të gjithë familjar.
“A ka ndonjë të punësuar në komunë që s’është i Vetëvendosjes, përveç një Gent Begolli që ka qenë drejtor i AAK-së. Për besë gjema një. I ki zotri i nderum mbi 400 punëtorë kontratë mbi vepër, krejt janë familjar. S’keni pas ka ja mani, i keni shti qatu, mirë ja keni ba. Këta tjertë i kanë mshef kapak. Qe unë burrim e motrës e kam qu ma larg pak”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se asnjë nuk do ta largon nga puna në administratë.
Ai ka thënë se nuk ka bërë dosje për askënd dhe nuk do të bëj.
“Vetëm një element ta përmenda, punësimin në Komunën e Prishtinës”./Lajmi.net/