Hoxhaj reagon ndaj ambasadorit palestinez: Po rreshtoheni krah gjenocidit serb ndaj Kosovës

Deklaratave të ambasadorit palestinez në Beograd se Palestina kurrë nuk do ta njohë Kosovën, u është përgjigjur zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj tha se rreshtimi i politikës së jashtme të Palestinës me Serbinë, flet që Palestina e pranon politikën e spastrimit etnik dhe veprimeve gjenocidale kundër civilëve në Kosovë.

Hoxhaj theksoi se shtetësia e Kosovës është në pajtim të plotë me ligjet ndërkombëtare dhe manifestimin e të drejtës për vetëvendosje.

Reagimi i Hoxhajt erdhi pas deklaratave të ambasadorit palestinez në Beograd, në takimin që pati me presidentin serb.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme