​Trudeau: Kanadaja mban ambasadën në Tel Aviv

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau theksoi sot se ambasada e Kanadasë në Izrael do të qëndrojë në Tel Aviv, duke treguar kështu mospajtimin me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili njoftoi një ditë më parë transferimin e ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem.

“Ne nuk do të zhvendosim ambasadën tonë nga Tel Avivi”, deklaroi Justin Trudeau para medias kanadez.

Shefi i qeverisë ritheksoi pozicionin e pandryshueshëm të Kanadasë, pavarësisht pranisë së konservatorëve apo liberalëve në pushtet, që të inkurajojë krijimin e një shteti palestinez në krahë të një shteti izraelit.

Për qeverinë liberale kanadeze, statusi i qytetit të Jerusalemit duhet të përcaktohet nga një marrëveshje paqeje mes palëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme