Demarkacioni në duar të komisionit parlamentar në krye me Vjosa Osmanin

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike tashmë ka në duar projektligjin për demarkim të kufirit me Malin e Zi, para se ky i fundit të kalojë për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës.

Zëvendëskryetarja e këtij komisioni, deputetja e AAK-së, Time Kadriajaj ka bërë të ditur për “Gazeta Blic”, se ngjashëm sikurse të gjithë projektligjet tjerë, edhe ky për demarkacionin do të kalojë përmes komisionit parlamentar.

”Edhe projektligji i demarkacionit duhet t’i kalojë procedurat parlamentare sikur krejt projektligjet tjera”, tha Kadrijaj.

Deputetja e AAK-së tha se pa kaluar përmes komisionit nuk do të mund të përcillet për në seancë plenare.

”Fillimisht duhet të kaloj përmes komisionit parlamentar për punë të jashtme e më pas të procedohet për seancën plenare”, shtoi ajo.

Sa i përket caktimit të një date për mbledhjen e ardhshme të komisionit, ku edhe do të mund të diskutohej për demarkimin e kufirit, ajo tregoi se një mbledhje e tillë ende nuk është caktuar.

”Ende nuk është caktuar mbledhja e komisionit e për qëndrime të anëtarëve  të komisionit nuk e di”, pohoi ajo.

Time Kadrijaj-Deputete e AAK-së

Për fund, Kadrijaj ka bërë të ditur që AAK ruan qëndrimin e saj kundër marrëveshjes për demarkim të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

”Një e di dhe është e saktë që AAK nuk e voton marrëveshjen”, përfundoi ajo.

Gazeta Blic ka tentuar të kontaktojë edhe kryetaren e këtij komisioni Vjosa Osmani, mirëpo e njëjta nuk është përgjigjur në telefon.

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike është i përbërë nga kryetarja Vjosa Osmani (LDK), Zëvendëskryetarja e parë, Time Kadrijaj (AAK), Zëvendëskryetari i dytë, Danush Ademi (6+), Aida Dërguti (Vetëvendosje), Visar Ymeri (Vetëvendosje), Dukagjin Gorani (Vetëvendosje), Doruntinë Maloku-Kastrati (LDK), Elmi Reçica (PDK), Evgjeni Thaçi – Dragusha (PDK), Srdjan Mitrović (Lista Serbe) dhe Zafir Berisha (Nisma për Kosovën).

Komisioni për Punë të Jashtme

Gazeta Blic nga burimet e veta në Kuvend ka mësuar se një mbledhje e këtij komisioni ku do të diskutohet për demarkacionin nuk është vendosur ende a do të ndodhë brenda këtij viti.

Gjithashtu, Gazeta Blic mëson se brenda vitit 2017-të, demarkacioni mund të mos përcillet fare në kuvend.

Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli duke paralajmëruar seancën e radhës së Kuvendit tha se demarkacioni nuk është momentalisht në agjendë.

 “Seanca e radhës parlamentare do të mbahet të enjten, pikatë rendit të ditës do të jenë ato të cilat kanë qenë në pritje, në kuvendin e Kosovës. Tani kur po flasim nuk ka asnjë çështje e cila është në pritje në agjendën e kuvendit, pra do të vazhdojmë në këtë mënyrë të enjten në orën 10 do të kemi seancën parlamentare. Në pikat e rendit të ditës që i kaluam, nuk ka qenë çështja e demarkacionit për arsye se ai projektligj kalon në radhë të parë në Komisionin për Punë të Jashtme dhe në momentin kur e përfundojnë komisionet, pastaj procedohet për në seancë plenare”, deklaroi Veseli.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ditë më parë  ka marrë vendim që të procedojë për në Kuvendin e Kosovës, Projektligjin për ratifikimin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, bashkë me të gjeturat e Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit, në krye me Shpejtim Bulliqin./GazetaBlic

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme