Lumezi: Dosjen e juriprudencës u munduan ta përdorin për shantazh

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, për herë të parë foli detajisht lidhur me akuzat publike ndaj tij për falsifikim të dosjes së provimit të Jurisprudencës.

Në tetor të këtij viti, ish- Kryetari i Gjykatës Kushtetuese së Kosovës, tashmë i dënuar nga gjykata, kishte ngritur dyshime lidhur me autenticitetin e provimit të Jurisprudencës së Lumezit.

Në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”, Lumezi tha se Enver Hasani me një rreth të tij ishin munduar ta diskreditojnë dhe shantazhojnë.

“Unë kam pasë informacione që nga muaji maj… Enver Hasani dhe një grup i njerëzve rreth tij janë duke gjurmuar në të gjitha dokumentacionet e mija me qëllim që të gjejnë diçka për të më diskredituar”, tha Lumezi.

“Ju e keni parë cilët kanë qenë personat që janë marrë me dosjen time, kanë qenë kryesisht të gjithë personat të cilët kanë akte akuzuese nga Prokuroria e Shtetit, duke filluar nga Enver Hasani”, shtoi ai.

Lumezi po ashtu tha se gazetarët që kishin realizuar storje lidhur me këtë aferë publike kanë pasur qëllime të njëjta me Hasanin.

“Por edhe personat tjerë të cilët janë involvuar aty dhe kanë bërë emisione, të gjithë kanë procedura penale në Prokurorinë e Shtetit dhe ky ka qenë qëllimi i tyre kryesor që të më diskreditojnë mua apo që në të ardhmen të më shantazhojnë që të mos i vazhdojmë këto procedura”, shtoi Lumezi.

Ai i quajti “lajme të rrejshme” storjet e transmetuara në emisionin ‘Betimi për Drejtësi’ dhe në KTV.

Kryeprokurori i Shtetit në këtë intervistë flet edhe për hetimet e zyrtarëve të lartë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme