Dhëndri i pafat nga Prokupla, Serbi, ka paguar 1.500 euro për një agjenci ndërmjetësues që t’ia gjente e t’ia dërgonte nga Shqipëria, ajo i ka ikur nga shtëpia para natës së parë të martesës.
Rastin, shkruan portali serb “alo”, dhëndri e kishte kërkuar dy ditë nusen e pastaj rastin e kishte paraqitur në polici, transmeton Koha.net.
“Në burrë nga Prokupla ka rënë në kontakt me njëfarë agjencie nga Shqipëria dhe asaj ia ka dhënë rreth 1.500 euro për t’i gjetur grua. Përfaqësues të agjencisë u paraqitën shpejt e nusja që s’u bë në Serbi erdhi me një grua e me një burrë i cili u paraqit si daja i saj. Vajza është dashur të qëndronte në shtëpinë e dhëndrit “për provë” e pastaj të martoheshin. Porse, që në natën parë, nusja iku nga shtëpia e tij. Burri i dëshpëruar u përpoq ta gjente, dy ditë e lypi nëpër qytet, por nuk e gjeti. Supozohet që ajo tashmë të jetë thyer në Shqipëri. Burri rastin e paraqiti në polici,e cila tani po përpiqet t’i gjejë mashtruesit”, thotë burimi i këtij portali.
“Sipas të gjitha gjasave, njeriu i pafat ka hasur në njerëz të krimit, e femra që ia sollën me siguri ka qenë në lidhje me ta. Ia morën 1500 euro, e ai asaj ia kishte paguar rrugën nga Shqipëria si dhe shpenzimet e hotelit në Prokuple”, citohet ky burim.
Në Prokurorinë themelore në Prokuple thonë se përmes kolegëve nga Shqipëria u kanë rënë gjurmë mashtruesve dhe arrestimi i tyre pritet së shpejti.
“Janë identifikuar personat të cilët dyshohen për këtë vepër penale dhe procesi po zhvillohet në bashkëpunim me Prokurorinë në Shqipëri”, Boro Zeçeviq, zëdhënës i Prokurorisë themelore në Prokuple.
© KOHA.