Ndahet i zhgënjyer Daçiq pas takimit me sekretarin e SHBA’së

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq foli të enjten në Vjenë me sekretarin e shtetit të SHBA’së, Reks Tillerson.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Serbisë, Daciq tha për Tillerson se përfaqësuesit e vjetër të SHBA’së që mbrojnë politikën e tyre nga vitet 1990 nuk mund të jenë ata që sjellin ndryshime në politikën e jashtme të SHBA’së.

“Unë tërhoqa vëmendjen ndaj faktit se ndryshimet në politikën amerikane duhet të sillen vetëm nga presidenti, nënkryetari dhe ministri i punëve të jashtme, pasi përfaqësuesit e institucionit të vjetër nuk mund ta bëjnë këtë, sepse ata po mbrojnë politikën e tyre e viteve të 1990-ta”, i tha Daçiq zyrtarit amerikan gjatë bisedës së tyre të shkurtër në margjinat e Këshillit Ministror të OSBE’së.

Daçiq gjithashtu theksoi nevojën për të bërë “marrëveshje të caktuara strategjike” ku tha se Serbia ishte “e gatshme të flasë hapur me administratën e re të SHBA’së”, thuhet në deklaratë, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

Daçiq përsëriti se qëndrimi i Serbisë ishte të gjente interesa të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai vlerësoi se ishte e nevojshme të kishte komunikim më të shpeshtë “për të parë se si të gjenim një kombinim fitues ku do të gjenden interesa të përbashkëta për të zgjidhur në mënyrë të përhershme disa nga problemet që ekzistojnë në rajon, si në Kosovë”.

Në fjalimin e tij drejtuar Këshillit Ministror të OSBE-së, Ivica Daçiç tha se Serbia ishte me të vërtetë e përkushtuar të vazhdonte rrugën e saj evropiane, marrëdhëniet e fqinjësisë dhe rritjen e stabilitetit rajonal dhe se ishte plotësisht e angazhuar në dialogun me Prishtinën dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara sidomos në krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme