Pritet që Serbia e Mali i Zi të anëtarësohen në Bashkimin Europian në vitin 2025.
Para se të anëtarësohen, ato duhet t’i zgjidhin problemet kufitare që i kanë me fqinjët, transmeton Koha.net.
Serbia, pos çështjes së kufijve, duhet të përmbushë edhe disa kushte.
Më i rëndësishmi nga kushtet është nënshkrimi i dokumentit detyrues për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, transmeton Koha. net .
Kështu thuhet në Projektstrategjinë e Komisionit Europian me emrin “Perspektiva e besueshme e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor”, përcjell “blic”.
Nëse miratohet ky dokument, që është planifikuar për në vitin e ardhshëm, është hera e parë që BE konkretisht të përmendë afatin për hyrje të Serbisë në BE.
© KOHA