Pas shpërthimit të zjarrit në një ndërtesë të banueshme në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë, policia I ka evakuuar banorët, e më pas janë ndihmuar edhe nga zjarrfikësit.
Në ndërhyrjen e shpejt të policisë ka mbetur i lënduar lehtë edhe një polic, i cili ka marrë trajtim në autoambulancën që ishte afër, shkruan lajmi.net.
Nga zjarri janë lënduar edhe dy femra, ka thënë majori i Policisë së Kosovës, Shkëlzen Gjafa. Sipas tij ato janë dërguar në QKUK dhe jeta e tyre nuk është në rrezik.
Policia ende nuk ka dhënë detaje se a ka të lënduar nga zjarri. /Lajmi.net/