Një përleshje mes tre personave, përfundoi me vdekjen e një 33-vjeçari kosovar në Vjenë të Austrisë, të enjten në mbrëmje, raporton mediumi austriak Wien.orf.at.
Kosovari po udhëtonte me një grua 44-vjeçare në rrugën Favoritenstraße, kur ai u sulmua nga dy burrat, tha zëdhënësi i policisë Paul Eidenberger.
“Sulmi ndodhi nga dy burra të panjohur që ishin veshur në të zeza”, ka thënë Eidenberger, i cili tregon se policia ende nuk e ka indentifikuar sulmuesit.