Gashi: Aida Dërguti është pjesëtare e SHIK-ut!

Një ndër themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Shkelzen Gashi, i cili ishte përkrah ish-liderit të këtij subjekti politik Albin Kurti, që nga themelimi i saj, ka akuzuar nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Aida Dërguti se është pjesëtare e SHIK-ut.

Gashi, duke kritikuar gjuhën fyese ndaj Dërgutit, e cila në një komunikim virtual ndërmjet zyrtarëve të VV-së iu drejtua Kurtit me një fjalë ofenduese, thotë se ishte larguar nga VV-ja për tu kthyer sërish, kur e ka kuptuar rritjen e këtij subjekti politik.

“Pak histori për këtë pjesëtaren e shik-ut që i paska thanë mut albinit: qysh në fillim u anëtarësu në vetëvendosje, po kur e pa që s’ka pozita/poste/pare, me një fjalë s’vijke era pushtet, u largu. fill mbas zgjedhjeve të dhjetorit të vitit 2010, në të cilat vetëvendosja mori pjesë për herë të parë, pjesëtarja e shik-ut e nuhati erën e pushtetit. u kthy menjëherë në vetëvendosje.
nuk ka faj kjo, por albini, që i pëlqejnë bythëlëpirsat dhe mediokrit”, ka thënë Gashi, përmes një postimi në rrjetin shoqëror Facebook.

Bisedë virtuale ndërmjet zyrtarëve të VV-së, ajo e cila dyshohet të ketë ndikuar në prishjen e raporteve brenda partiake u bë publike sot. Ngjarja thuhet të ketë ndodhur në ditën kur u arrestua ish-lideri i VV-së, Albin Kurti, shkak ky për të cilin deputetja nga radhët e VV-së Aida Dërguti, u interesua për të duke e fyer.

Ndryshe, përplasja në Lëvizjen Vetëvendosje u bë e ditur nga një letërkëmbim ndërmjet anëtarëve me ndikim të kësaj partie me kryetarin e Vetëvendosjes.

VV-ja ka paralajmëruar një mbledhje të kryesisë ku do të diskutohet lidhur me këtë rast. / Gazeta Blic/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme