Sot vranësirat do të jenë të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin reshje shiu, e në viset e larta reshje bore.
Sasitë e reshjeve parashihet të jenë të ulëta. Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.
Fundi i javës vijuese parashikohet të jetë me reshje të konsiderueshme.