Paralajmërim për pasojat e transferimit të ambasadës amerikane në Jerusalem

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter ka paralajmëruar rreth transferimit të ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Bejtul-Mokades (Jeruzalem) dhe ka kërkuar ndërprerjen e këtij procesi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ish-presidenti amerikan Jimmy Carter duke kritikuar vendimin e Donald Trump, presidentit aktual të Amerikës rreth Kodsit të shenjtë, këtë veprim e ka quajtur faktor që do të shtojë tensionet në Botën Islame.

Jimmy Carter ka shtuar se çfarëdo lloj ndryshimi në statusin e Kodsit pa pëlqimin e palestinezëve, rrezikon seriozisht perspektiven e negociatave për kompromis. Vlen të theksohet se presidenti i Amerikës të mërkurën pavarësisht kundërshtimeve të gjera rajonale dhe botërore, ka deklaruar se Amerika e njeh Kodsin (Jeruzalemin) zyrtarisht si kryeqytet të Izraelit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme