Policia e Kosovës ka raportuar për dy të dyshuar, kosovar dhe serb, të cilët kanë bashkëpunuar mes vete për kontrabandim të emigrantëve.
Ata kontrabandonin emigrantë prej Kosovës përmes Serbisë dhe destinacion kishin Austrinë, transmeton Koha.net.
Policia ka treguar se ata u premtonin atyre edhe sigurimin e vizave në Serbi.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari shqiptar është arrestuar ndërsa serbi ka ikur në drejtim të Serbisë.
© KOHA.