7,500 përdorues të internetit janë bërë bashkë për të blerë një kështjellë në jug të Francës nga ueb faqja për mbledhjen e fondeve “Crowdfunding”.
Fatkeqësisht për ata, kjo nuk do të thotë se të gjithë do të marrin nga një dhomë, por në vend të kësaj ata mund të investojnë 60 euro minimalisht, ndërsa që të gjithë marrin në pronësi përqindje të ndara të kështjellës, një kartelë të anëtarësimit dhe mund të vendosin se çfarë do të ndodhë me të në të ardhmen, transmeton koha.net.
“Është kryer, është historike! The ChAteau de la Mothe-Chandeniers tani i takon qindra përdoruesve të internetit”, ka shkruar grupi i anëtarëve blerës.
Kjo kështjellë është në qytetin Les Trois-Moutiers të Francës, ndërsa nuk dihet data e saktë e ndërtimit të saj por mendohet që daton që nga shekulli i XIII-të.
Grupi ka mbledhur mbi 1 milionë euro deri tani, ndërsa ende nuk është vonë për ata që duan të bëhen pjesë e këtij grupi, pasi parat do të vazhdojnë të mblidhen deri me 25 dhjetor.
© KOHA.