Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ishte i pranishëm në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie.
Në këtë mbledhje po diskutohet rreth përplasjeve të fundit në mes zyrtarëve të kësaj partie.
E për interesimin e madh të rastit të fundit nga i gjithë opinioni, Konjufca ka thënë se i vjen mirë që ka pasur aq shumë interesim për Vetëvendosjen.
“Më vjen shumë mirë për këtë interesim kaq të madh për Vetëvendosjen”, tha Konjufca, raporton KTV.