Është publikuar një video e tmerrshme ku një dado godet me grushte një fëmijë në një ashensor në Kinë.
Kamerat të cilat ndodheshin fatmirësisht në ashensor kanë regjistruar momentin kur e ëma ia jep kujdestares 42 vjeçare fëmijën e saj i cili në ato momente po qante, shkruan Daily Mail, transmeton Arbresh.info.
Mirëpo, sapo dyert e ashensorit mbyllen, dadoja fillon ta godasë fëmijën në gjoks dhe kokë për ta ndalë atë së qari.
Ngjarja e rëndë është regjistruar më 5 dhjetor të këtij viti në provincën e Henan të Kinës.
Ky është ndër rastet e shumta kur fëmijët rrihen brutalisht nga kujdestarët e tyre në shumë vende të botës.