Macron: Jemi duke e humbur betejën për klimën

Jemi duke e humbur betejën kundër ngrohjes dhe ndryshimit klimatik, paralajmëroi sot presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë samitit “One Planet Summit” në Paris përpara dhjetëra krerëve botërorë.

“Ne nuk po përparojmë mjaftueshëm shpjet. Duhet të lëvizim të gjithë, sepse të gjithë do të japim llogari”, theksoi shefi francez i shtetit para përfaqësuesve të 127 shteteve, të organizatave ndërkombëtare si OKB-ja dhe të personaliteteve të sipërmarrjeve private.

Këto deklarata të kujtojnë paralajmërimet që kishte bërë ish-presidenti, Jacques Chirac në shtator të vitit 2002, gjatë një samiti për Tokën, në Johanesburg: “Shtëpia jonë digjet dhe ne shohim diku tjetër”.

Në këtë fjalim të shkurtër, Macron hapte fazën e dytë të “One Planet Summit”, që i dedikohej ndërhyrjeve të krerëve të pranishëm, shpalljes së projekteve të reja dhe financimit për të luftuar ngrohjen klimatike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme