Ja thirrja e aktivistëve të VV’së që po shpërndahet rrufeshëm në rrjetet sociale

“Si aktivist i Lëvizjes kërkoj që të zgjidhet problemi i brendshëm në mënyrë demokratike, me debat të hapur e transparent, në organe e forume, sipas rregulloreve e statutit.
Këshilli i Përgjithshëm me statut mbahet një herë në tre muaj. I fundit është mbajtur në gusht. Duhet thirrur mbledhje e zakonshme e Këshillit.
Po ashtu, sipas statutit ka ardhur koha për zgjedhje të zakonshme të kryetarit, sipas parimit “një anëtar një votë”. Secili le të kandidojë me platformë idesh. Fituesi e humbësi të shtrëngojnë duart, e fituesi të mos e përjashtojë humbësin.
Demokraci pa kushtëzime”.

Kjo është thirrja e aktivistëve të Vetëvendosjes që po shpërndahet rrufeshëm nëpër rrjetet sociale./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme