Humb një 15 vjeçar nga Gjakova – Policia në kërkim të tij

Një djalosh 15 vjeç nga fshati Nec i Gjakovës po konsiderohet i zhdukur, pasi nuk është kthyer në shtëpi që nga mesdita e djeshme.

Policia e Kosovës nga rajoni i Gjakovës ka bërë me dije se ka marrë informatë nga babai i djaloshit që ai nuk është kthyer në shtëpi pasi ka dalë dje në mesditë për të shkuar në shkollë.

Ai i ka thënë policisë në Gjakovë se ka biseduar edhe me kujdestarin e klasës së djalit të tij dhe kujdestari e ka njoftuar se 15 vjeçi dje nuk ishte në shkollë.

“Policia me të marrë informatën ka iniciuar rastin ‘Person i zhdukur’ dhe ka informuar të gjitha rajonet dhe stacionet policore lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Njësitet policore relevante janë duke trajtuar rastin me prioritet të lartë duke ndërmarrë veprime operativo hetimore lidhur me zbulimin e mundshëm të vendndodhjes së të miturit”, sqaron policia.

Ndërsa, familjarë të të zhdukurit dhe faqe të ndryshme për Gjakovën kanë shkruar në Facebook se bëhet fjalë për Pal. N. Hisenin, të cilin e përshkruajnë si biond me gjatësi 165 centimetra, ndërsa lusin atë që e kanë parë të njoftojnë familjen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme