Lansohet raporti “Paraja publike e shpenzuar në media – 2016”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) sot ka lansuar raportin “Paraja publike e shpenzuar në media (2016)” ku u shpërfaqen të dhënat statistikore financiare rreth shpenzimit të parasë publike për informim publik.

Gjatë konferencës, AGK sqaroi metodologjinë dhe punën që është bërë gjatë procesit të hulumtimit si dhe telashet që janë shfaqur në këtë proces. Shuma totale e mjeteve të shpenzuara për informim publik nga institucionet e vendit është 812,130.36 EUR. Kjo shumë përfshin të gjitha format e pagesave që ju kanë bërë mediave qoftë nga institucionet qendrore apo ato komunale.

Raporti gjithashtu sjell edhe 6 rekomandime të cilat do të ndihmonin pasqyrimin më të qartë dhe transparencë në shpenzimin e fondeve publike për kategori të ndryshme të informimit publik – duke përfshirë kategori të ndryshme siç janë: publikime dhe shpallje, reklama, shërbime mediale, transmetim të seancave, subvencione dhe grante në varësi nga institucioni përkatës.

Raportin në formë elektronike mund ta merrni duke kontaktuar AGK-në apo edhe duke vizituar ueb faqen e AGK-së e cila do të lansohet brenda pak ditësh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme