Ajo ka theneë se është i papranueshëm moskandidimi i Albin Kurtit për kryetar të VV-së.
Postimi i plotë në Facebook:
Demokracia nënkupton edhe shprehje të lirë të vullnetit. Ata që thërrasin për demokraci, duhet ta lejojnë zhvillimin e saj, të mos e pengojnë atë.
Për mua si aktiviste e deputete, është i papranueshëm kushtëzimi për moskandidimin e Albinit, këtë e them hapur dhe me zë të lartë sa herë të jetë nevoja.
Dhe jo vetëm për Albinin, kushëdo që do të kandidoj për Kryetar të Lëvizjes, e ka këtë mundësi bazuar në dokumentet tona themeltare.
Sa më shumë aq më demokratike. Tek e fundit, anëtarësia jonë janë ata që vendosin, jo aklamacioni!