Politikani amerikan Dan Johnson, ligjvënës në Kentucky, raportohet se është gjetur i vdekur të mërkurën, pas akuzave se ka ngacmuar seksualisht një anëtare të kishës së tij kur ajo ishte 17 vjeç.
Washington Post raporton se Dave Billings ka thënë se përfaqësuesi republikan i shtetit, dhe i vetëshpallur “Papa” i kishës së tij Louisville, me shumë gjasë ka bërë vetëvrasje, transmeton Koha.net.
Trupi i tij është gjetur afër një ure në Greenwell Ford Road, Washington, në një vend që quhet River Bottoms, përderisa kishte vetëm një plagë në kokë të shkaktuar nga arma e tij.
Të mërkurën Johnson, 57 vjeç, kishte mohuar akuzat ndaj tij në postim në Facebook, që ishte shlyer, duke thënë se, “Nuk mund ta duroj këtë më, por parajsa është shtëpia ime”.
© KOHA