Teuta Rugova, vajza e ish-presidentit historiK, Ibrahim Rugova as sot nuk po merr pjesë në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Që nga konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Rugova nuk po shihet të marr pjesë në seanca, shkruan Indeksonline.
Madje ajo nuk mori pjesë as në seancën konstituive të Kuvendit të mbajtur më 7 shtator, ku duhej të ishte e ulur pranë kryesuesit të seancës, Adem Mikullovci.
Teuta Rugova që është njëra ndër deputetet më të reja në moshë të Kuvendit, në zgjedhjet e fundit mori mbi 10 mijë vota.