Vulin në Sarajevë: Kosova është Serbi

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka qëndruar në Sarajevë dhe atje është takuar me kolegen e vet nga Bosnja e Hercegovina, Marina Pendesh.

njoftojnë mediet e Beogradit, Vulin në kryeqytetin boshnjak është përgjigjur në interesimin e gazetarëve për Kosovën.

“Kosova është pjesë e Serbisë. Nuk e kuptoj kur dikush kërkon që një vend të jetë i ruajtur në kufijtë e njohur, ndërsa në anën tjetër duan që Serbia të jetë më e vogël ose të jetë më ndryshe e organizuar”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Ai, siç njofton tanjug, ka theksuar se në Sarajevë ka arritur dy vjet pas përpjekjes për të Aleksandar Vuçiqit në Srebrenicë dhe se për këtë akt, ka fajësuar ai, askush nuk është dënuar.

“Po të kishte ndodhur diçka e tillë në Serbi, ne do të kishim bërë çdo gjë për të arritur tek e drejta dhe fajtorët do të ishin dënuar”, ka akuzuar ai.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme