Kryeziu – Vetëvendosjes: Mbrapsht e keni filluar idenë e refomës

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje e cila edhe më tutje po refuzon që t’i përgjigjet kërkesës së anëtarëve të saj për mbledhjen e Këshillit të Përgjitshëm për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme për kryetar.

Kjo formë kundërshtuese të cilën e kanë zgjedhur udhëheqësit e VV-së, sipas Kryeziut është e gabuar dhe nuk ka lidhje me vlerat e demokracisë.

Mohimi i procedurës dhe votës brenda një subjekti politik është e kundërta e demokracisë së brendshme, tentativë për kapje të partisë. Ndalimi i të drejtës për të kandiduar s’ka lidhje me vlerat e demokracisë. Mbrapsht e keni filluar idenë e refomës, nëse ky është synimi“, ka thënë Kryeziu përmes një shkrimi në rrjetin shoqëror “Facebook”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme